Presidenti më i moshuar i SHBA/ Biden: Dua të kandidoj dhe në 2024-tën

25/03/2021 22:44

Sot është 78 vjeç dhe presidenti më i moshuar në detyrë i Amerikës, por mosha nuk e pengon Joe Bidenin të planifikojë rikandidimin në vitin 2024.

Në zgjedhjet e atij viti, demokrati do të jetë 83 vjeç, megjithatë e bëri të qartë se do ta kërkojë padyshim mandatin e dytë. Dhe në krah pret që të ketë sërish 56 vjeçaren Kamala Harris, e cila siç tha, po bën një punë të shkëlqyer.

I pyetur për Donald Trumpin, që kishte nisur të përgatiste fushatën e rizgjedhjes pak pasi kishte marrë postin, ne konferencçn e parç si president i SHBA-sç, Biden u përgjigj: Paraardhësi im kishte nevojë për mua. Më mungon shumë”. Pas kësaj, u rikthye sërish tek çështja e ditës, kriza e koronavirusit dhe vaksinës e tha se i ka vënë qëllim vetes shpërndarjen e 200 milionë dozave të vaksinave kundër koronavirusit, në 100 ditët e para të udhëheqësisë së tij.

Biden: E dëgjuat mirë, po, do të administrojmë 200 milionë doza brenda 100 ditëve.  Edi që është një plan ambicioz, dy herë më shumë sesa ai fillestar, por asnjë shtet tjetër i botës nuk është më afër dhe besoj se do t`ia dalim.

Biden u shpreh më tej se nuk synon të mbajë për kohë të gjatë trupat ushtarake amerikane në Afganistan. Megjithatë, Biden ka thënë se është e vështirë që të përmbushet afati i fundit i largimit të trupave më 1 maj të këtij viti. Ky afat kohor është caktuar pas arritjes së marrëveshjes në mes të administratës së kaluar amerikane dhe talibanëve, me qëllim të arritjes së paqes në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA