Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Disa foto intime janë publikuar së fundmi të mbretëreshës britanike Elisabeth II që pozon për pikturën e portretit zyrtar, nga një artist i kërkuar nga Interpol për pengmarrjen e të birit, dhe për zhvatje nga bashkëpunëtorët e tij financire, shkruan DailyMail.
Në foto shihet mbretëresha Elizabeth në fustanin formal, e ulur në fronin e saj teksa artisti “problematik” Curtis Hooper e fotografon atë nga çdo kënd, për t’i përdorur më pas pamjet për pikturën mbretërore.
Madje monarkia i lë një shenjë të buzëkuqit të saj në një pecetë, që piktori të marrë sa më korrektësisht nuancën e të kuqes.
Nga pamjet nuk kuptohet nëse artisti kishte kaluar kohë vetëm me mbretëreshën, i cili në atë kohë duket se ishte ende një mashtrues profesionist.
Por një mik i tij thotë se Hooper, i cili ka vdekur vitin e kaluar, i ka treguar se ka darkuar privatisht me anëtarë të familjes mbretërore pas prezantimit të portretit të mbaruar, madje i është kërkuar të bëjë një tjetër punim në 2018.
Lojtari i bursës i kthyer në artist, disa vite para seancës me mbretëreshën kishte marrë peng djalin e tij të vogël Jason, nga shtëpia e tij në Toronto, Kanada.
Ai ishte arratisur bashkë me të voglin dhe të dashurën e tij Teri për dy vjet, derisa u lokalizua nga Interpol, që i ktheu djalin gruas së tronditur të Hooper.
Por vetë artisti i shpëtoi kapjes dhe ka qenë në arrati per gati një dekadë më vonë, kur pikturoi portretin mbretëror në pallatin Buckingham Palace – për të cilin besohet se është paguar $260,000.
Djali i tij Jason tregon se babai i tij ishte një mashtrues i suksesshëm, i cili mes te tjerave, ka joshur një gjykatëse dhe ka përfituar më shumë se $50,000 nga bashkëshorti i saj
Megjithse Hooper besohet se ka fituar miliona dollarë me koleksionet e tij, nëna e Jason, Carol thotë se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ish-bashkëshorti, megjithë disa vendime gjykate kundër tij.
Top Channel