Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadat në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit
Mali Fagradalsfjall është shndërruar në atraksion për turistët, pas shpërthimit të vullkanit.
Pamje të rralla janë publikuar në mediat e huaja, pas shpërthimit, teksa llava vazhdon të rrjedhë. Por, kësaj here, fotot vijnë nga një shqiptar. Alkid Kurtallari jeton në Islandë prej 4 vitesh, ku ushtron profesionin e mekanikut.
Ai tregon për emisionin “Shqipëria live momentit, kur u afrua pranë kraterit për të parë dhe fotografuar. “Ishte gjë shumë e rrallë, shumë emocionuese. Mali është është 30 km larg qytetit ku jetoj. Gjithnjë e më shumë njerëz, edhe nga jashtë shtetit vijnë ta vizitojnë”. Shton, se për sigurinë e vizitorëve, kishte forca të shumta sigurie, për të shmangur ndonjë rrezik, ka vazhdimisht njerëz që e monitorojnë. Është hera e parë që shoh një vullkan nga afër”.
30-vjeçari rrëfen se për një muaj rresht, përjetonin tërmete të shumta. “Çdo minutë ndjehej tërmet. Natën ishin shumë të forta. Më pas shpërtheu vullkani”.
Top Channel