Mali Fagradalsfjall është shndërruar në atraksion për turistët, pas shpërthimit të vullkanit.

Pamje të rralla janë publikuar në mediat e huaja, pas shpërthimit, teksa llava vazhdon të rrjedhë. Por, kësaj here, fotot vijnë nga një shqiptar. Alkid Kurtallari jeton në Islandë prej 4 vitesh, ku ushtron profesionin e mekanikut.

Ai tregon për emisionin “Shqipëria live momentit, kur u afrua pranë kraterit për të parë dhe fotografuar. “Ishte gjë shumë e rrallë, shumë emocionuese. Mali është është 30 km larg qytetit ku jetoj. Gjithnjë e më shumë njerëz, edhe nga jashtë shtetit vijnë ta vizitojnë”. Shton, se për sigurinë e vizitorëve,  kishte forca të shumta sigurie, për të shmangur ndonjë rrezik, ka vazhdimisht njerëz që e monitorojnë. Është hera e parë që shoh një vullkan nga afër”.

30-vjeçari rrëfen se për një muaj rresht, përjetonin tërmete të shumta. “Çdo minutë ndjehej tërmet. Natën ishin shumë të forta. Më pas shpërtheu vullkani”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel