Piktura më e madhe në botë është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai.
“Journey of Humanity” krijuar nga artisti britanik Sacha Jafri është i ndarë në 70 seksione sa gjashtë fusha tenisi. Pikturën e bleu Andre Abdoune, një shtetas francez që banon në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Organizatorët thanë se punimi u shit për 62 milion dollarë, dyfishi i shumës së synuar dhe paratë do të dhurohen për bamirësi për të ndihmuar fëmijët.
Vepra fillimisht ishte menduar të shitej në segmente. “Piktura ishte shumë e fuqishme kur e pashë dhe për mua do të ishte një gabim ta ndaja në copa”, tha Abdoune.
“Unë vij nga një familje e varfër dhe e di se si është të mos kesh asgjë për të ngrënë, por të paktën kisha dashurinë e prindërve të mi, mbështetjen dhe shkollimin”, tha ai.
Top Channel