56-vjeçarja e verbër që sfidon të pamundurën, ka kryer 200 orë fluturimi dhe bëhet kursantja e parë pilote avioni në Itali 10/11 21:01
Një rast i gripit të shpendëve është zbuluar në një fermë në shtetin e Brandenburgut, pranë Berlinit, për herë të parë këtë vjeshtë, njoftuan sot autoritetet lokale.
Lloji shumë patogjenik H5N1 i gripit të shpendëve u konfirmua në një laborator në një fermë me 160 rosa, pata dhe pula në rajonin Haveland. Më pas, autoritetet urdhëruan që zogjtë të vriteshin dhe të ngriheshin zona mbrojtëse dhe mbikëqyrëse përreth vendit.
Instituti Friedrich Loeffler thekson se rreziku i përhapjes së virusit tek zogjtë e egër është i lartë, ndërsa migrimi i tyre në vjeshtë vazhdon.
Më herët këtë muaj, një rast i gripit të shpendëve u zbulua tek një patë e egër në rajonin Oder-Spree të Brandenburgut.
Top Channel