56-vjeçarja e verbër që sfidon të pamundurën, ka kryer 200 orë fluturimi dhe bëhet kursantja e parë pilote avioni në Itali
Një urë hekurudhore është shembur mëngjesin e kësaj të marte, 10 nëntor, në rajonin e Arkhangelskut, në veri të Rusisë, duke shkaktuar daljen nga shinat e disa vagonëve të një treni mallrash dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në zonë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:10, kur një pjesë e urës mbi lumin Vilen u shemb në segmentin hekurudhor mes Cheryomukha dhe Vilen. Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, shembja shkaktoi daljen nga shinat e disa vagonëve të trenit të mallrave.
Guvernatori i rajonit të Arkhangelskut, Alexander Tsybulsky, konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se deri në momentin e raportimit nuk kishte informacione për persona të lënduar.
As usual in Russia 0 Days without accidents
This morning in Russia’s Arkhangelsk region, a span of a railway bridge over the Viled River collapsed. As a result of the collapse, several cars of a freight train derailed.
Traffic on the section has been completely blocked. https://t.co/cfxhTCDsTi
— Slava 🇺🇦 (@Heroiam_Slava) November 10, 2026
Si pasojë e shembjes, trafiku hekurudhor në këtë segment është ndërprerë, ndërsa të paktën tetë trena pasagjerësh kanë pësuar vonesa. Në vendngjarje janë dërguar ekipe të specializuara dhe trena shpëtimi për të ndërhyrë dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Ndërkohë, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e organizimit të transportit alternativ për pasagjerët e bllokuar nga ndërprerja e shërbimeve hekurudhore, përfshirë edhe përdorimin e autobusëve.
As usual in Russia 0 Days without accidents
This morning in Russia’s Arkhangelsk region, a span of a railway bridge over the Viled River collapsed. As a result of the collapse, several cars of a freight train derailed.
Traffic on the section has been completely blocked. https://t.co/cfxhTCDsTi
— Slava 🇺🇦 (@Heroiam_Slava) November 10, 2026
Shërbimet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shembjes. Deri tani nuk ka një version zyrtar nëse bëhet fjalë për probleme në konstruksionin e urës, dëmtime të infrastrukturës apo ndonjë shkak tjetër.
Autoritetet ruse pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa vijojnë punimet për normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit hekurudhor në zonën e prekur.
Top Channel