Një nga projektligjet që po diskutohet në parlament për miratim është edhe ai “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel international, inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës””.
Ministrja e Energjitikës Belidna Balluku tha se projekti për Skavicën do të ndahet në dy kontrata, ku e para ka të bëjë më studime për tërrermin, dhe e dyta faza finale projektimi dhe ndërtimi i Skavicës.
Balluku: Skavica një vepër e rëndësishme, një instrument rregullator i kaskadës së Drinit, me ndërtimin e tj rritje teë kapaciteteve ekzistuese.
Prej vitesh ka qenë në sirtarët e administratave, tani kemi një kontratë me Bechtel, projektligji i sotëm që ka të bëjë me kontratën për ndërtimin e Skavicës, do të përfshijë dy të tilla , një studimi i terrenit, matje etj . Duhet pasur parasysh që kontrata e parë do thellohet ne studimin ambiental të zonës, e lidhur me KESh dhe Bechtel, për të bërë një studim të mirë mjedisor.
Para studimet që kemi bërë tregojnë se zona do përmirësohet, kapitulli social do jetë i rëndësishëëm, ku kompania dhe shteti do marrin përsipër problematika si shpronësime, kompensime.
Kontrata e parë do fokusohet në projektin teknik, furnitorin e turbinave, 4-6 në javë pas ligjit Bechtel do japë versioin zyrtar dhe më pas do flitet dhe do sillet për tre ditë punë në miratim versioni zyrtar.
Kjo fazë përfshin krijimin e një komisioni nga ministria dhe përfaqësues të tjerë, që do negociojë kushtet për fazën e dytë, projektimi dhe ndërtimi të Skavicës. Kontrata përfundimtare do firmoset brenda 3 dite pune.
Është një nga investimet më të rëndësishme, prandaj duhet votuar.
Murrizi: Kam parë realacion dhe nuk shoh investimin sa është nga Bectel, sa mega do jetë Heci.
Balluku: Investimi nuk është një gjë që bëhet nga Bechtel por nga qeveria jonë, Bechtel po punon për gjetjen e financimit nga burime të huaja.
Sa do shpërngulen?
Balluku: Kontrata e dytë, do ketë një kapitull për përgjegjësinë sociale të kompanisë, si dhe tët shtetit ndaj banorëve.
Kemi një nr të përafërt të pronave që preken, po pa përfunduar studimi parë nuk do të shprehemi.
Top Channel