Reshjet që nuk ndalen prej një jave kanë zhytur nën ujë pjesën më të madhe të Nju South Wales, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit e duke gllabëruar shtëpi, rrugë, ura dhe toka bujqësore.
Shërbimet e emergjencave, përdorën avionë ushtarakë dhe pajisje të sporteve ujore për të mundur të arrijnë komunitetet e izoluara. Deri më tani, 850 persona janë shpëtuar por dhjetëra e mijëra të tjerë janë urdhëruar të braktisin shtëpitë pasi moti i keq është përhapur në akoma më shumë zona.
Në disa zona pranë Sidneit, banorët kanë përshkuar rrjedhat e ujit me jet ski apo mjete të tjera që normalisht shihen në plazhet e arta të qytetit.
Disa rajone bregdetare kanë pritur më shumë se një metër reshje shiu në një javë, sasi kjo ekuivalente me dy të tretat e reshjeve normale vjetore.
Rreth 18 mijë njerëz janë evakuuar aktualisht në të gjithë Neë South Ëales, me kryeministrin e shtetit që tha se moti i keq ka marrë përmasa katastrofike dhe situata do të vazhdojë të rëndohet.
Top Channel