Modelja ruse e Playboy dëshpërohet nga izolimi i koronavirusit në Londër (fotot)

23/03/2021 16:44

Maria Liman, modelja 26-vjeçare e Playboy ka thënë së fundmi në Instagram se është e dëshpëruar nga izolimi i Covid-19 në Londër pasi kërkon të dalë në takime me burra.

Bukuroshja thotë se kërkon me çdo kusht të dalë me djem dhe të ketë një jetë të shëndetshme seksuale.

Liman, u bë e famshme gjatë kupës së botës 2018 teksa brohorisë për skuadrën e vendit të saj Rusinë. Ajo është vendosur në Londër prej vitit 2019, por nuk duket se i eci pasi shpejt u bë objekt i bllokimeve të pandemisë.

Maria ankohej me rreth 1 milionë ndjekësat e saj në Instagram, për gjithçka që i mungon gjatë karantinës.

Ajo shkruan: “Gjatë karantinës nuk dal dot në takime. Dua të dal dhe për ‘shopping’, kam nevojë për fustane të reja, dhe më duket se kam harruar të eci me taka të larta”.

Modelja kishte shkuar në Dubai për ditëlindjen e saj, por dhe në aeroport kishte kaluar një situatë të vështirë.

Ajo shkruante: “Një ditë duhet të isha kthyer nga Dubai në Londër, por Britania mbylli kufijtë dhe fluturimet u anuluan. Unë u detyrova të paguaj $5,000 për të udhëtuar drejt Rusisë e më pas në Londër. Por tani kam frikë të shkoj përsëri në Rusi”.

Maria thotë se për të hequr mërzitjen e izolimit, ka hapur një llogari me pagesë në OnlyFans ku të abonuarit paguajnë tarifën mujore për të parë fotot e videot seksi që ajo poston.

Ajo shpjegon: “Këtu mund të postoj fotot e mia në të mbathura, këto lloj fotosh pëlqejnë ndjekësit meshkuj, por unë komunikoj personalisht me të gjithë të abonuarit e mi”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel