Ftesë në 5/ Video virale në palestër, Kleoniki Delijorgji sqaron ç’ndodhi: Nuk m’u afrua askush, ja si mora hak!

22/03/2021 20:01

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Kleoniki Delijorgji, e cila foli për herë të parë për videon e publikuar nga palestra teksa tregonte që i kishin ardhur menstruacionet.

“Mua më erdhën papritur periodat në palestër. Në një moment nuk po e bëja tamam atë stërvitjen time. Kishin kaluar shumë instruktorë meshkuj që më kishin parë dhe nuk më kishin thënë që ushtrimi s’ bëhej siç po e bëja unë. Erdhi një instruktore femër dhe më tha se si duhej bërë. Gjatë gjithë asaj kohe kishin patur siklet të më flisnin se isha me perioda. Meqenëse ishte puna kështu, i kërkova të më bënte një video për ta nxjerrë te instagrami im dhe për t’u bërë thirrje të gjitha vajzave që të mos kenë turp fare nëse iu vijnë periodat. Është diçka biologjike dhe për më tepër është një gjë e shenjtë që simbolizon një fuqi shumë të madhe të femrës që është krijimi”, shpjegoi ajo.

Përpos kësaj, Kleoniki gjithashtu sqaroi se prej kohësh aplikon maska me gjakun e ciklit menstrual pasi ecën me instikte dhe dëshiron të krijojë një lidhje të ngushtë me menstruacionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA