E para gjë qe ndjen njeriu kur vjen këtu, është se si koha dhe ritet në qytet ndryshojnë dhe në fshat jo.
Qëlloi Dita e Verës, kur Ilnisa Agolli u gjend në Bulqizë. Rite pagane, të cilat kjo zonë i ruan ende. E keni vënë re se si ruhen festat në mbarë botën? Halloween-i fjala vjen. Po në Shqipëri pse nuk ndodh e njëjta gjë? U habitëm në këtë fshat me njerëzit që na krijuan një tjetër evoluim të mendimit.
Jemi në Valikardhë! Befasuese se si nisi ky udhëtim. Nga bletët.
Ky fshat jeton me bletari, pemtari dhe pak blegtori. Kur i sheh banorët, vë re menjëherë një etje për të gëzuar jetën dhe flakur tej çdo hidhërim. Impresionuese se sa optimizëm përfton kur viziton përgjithësisht gjithë fshatrat e Bulqizës dhe veçanërisht Valikardhën dikur e njohur si “Fshati më i rëndësishëm i Dibrës së Epërme”. E, jo vetëm.
Valikardha dikur ka qenë qytet. Një qytet që u rrënua nga dyndjet e popujve barbare dhe kësisoj e humbi rëndësinë që kishte në antikitet. Përmendet si qytezë dhe një pikë referimi mbështetëse e luftrave që ka zhvilluar heroi ynë kombëtar Skënderbeu. Ku u zhvillua beteja e famshme e “Valikardit”? Ç’ka mbetur aty? Pse ka kaq shumë traditë dhe mikpritje këtu? Agolli, na i rrëfen të gjitha. Ndiqeni episodin e plotë:
Top Channel