Çfarë është Dita e Nevruzit dhe si festohet ajo në vendet e botës? (fotot)

20/03/2021 16:06

Megjithse në Shqipëri Nevruzi është festa kryesore e komunitetit musliman Bektashi, ajo festohet në shumë vende të Lindjes së Mesme, botës arabe dhe muslimane, e njohur si Viti i Ri Persian.

Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Ne Shqiperi festa e Novruzit mbahet me 22 mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 marsi deri në 24 mars, sipas lokaliteteve.

Festa celebrohet në të gjitha vendet që kanë qenë më parë pjesë e perandorisë Perse dhe më vonë në vendet ku këto popuj u vendosën.

Festivali është më shumë se 3,000-vjeçar dhe festohet që prej Shqipërisë deri në zona të Kinës veriperëndimore, por kryesisht ndiqet në Iran dhe vendet muslimane të Azisë Qendrore.

Ashtu si në festivale të tjera të Vitit të Ri kjo është një kohë e bashkimit të familjeve, këmbimit të dhuratave dhe vizitave te njëri-tjetri.

Festa paraprihet nga CharshanbeSuri, që ndiqet në mbrëmjet e javës para Novruzit, me zjarre e fishekzjarre.

Përgatitjet e celebrimit të Novruzit përfshijnë blerjen e rrobave të reja, veshjen e kostumeve me zbukurime argjendi e floriri.

Në Iran celebrimet përfshijnë tavolinën e dekoruar të Haft Seen, ku familjarët presin momentin e ekuinoksit të pranverës.

Në Afganistan, festimet përfshijnë konkurime ‘buzkashi’ ku kalorësit ndeshen për hedhjen e trupit të dhisë së ngordhur.

Në Kinë, Novruzi celebrohet në rajonin autonom musliman Xinjiang Ujgur nga grupet etnike ujgure, taxhike, slar e kazake.

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX kjo festë është shndërruar në një manifestim kombëtar. Diktatura komuniste-ateiste në Shqipëri, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.

Në Shqipëri Dita e Novruzit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas muslimaneve suni, përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

FOTO GALERI
2/10
Eventi kryesisht ndiqet në Iran dhe vendet muslimane të Azisë Qendrore.

Top Channel