Guximtari rus hidhet nga lartësia me llastikë të kapur në mishin e fundshpinës (video-fotot)

18/03/2021 16:31

Duhet shumë guxim për të kërcyer nga objektet e larta duke u mbajtur vetëm nga elasticiteti i llastikëve, në sportin e njohur si “bumgee jump”, ndërsa së fundmi një guximtar “kamikaz” nga Rusia ka vendosur ta bëjë këtë duke kapur unazat e llastikëve vetëm në mishin e të pasmeve së tij.

Aventura e vështirë për t’u parë, u xhirua në video në  qytetin e Shën Petersburg, para se të shpërndahej me shpejtësi në rrjetet sociale ruse.

Video tregon të riun që hidhet nga ajo që duket si catia e një magazine të braktisur, rreth 20 metra e lartë.

Ai lëshohet pa u trembur drejt tokës së betonit duke ulëritur, teksa presioni i peshës së tij përballohet vetëm nga katër kapjet në mollëzat e prapanicës. Guximtari i paidentifikuar nis më pas lëkundjet para e prapa, i varur vetëm nga unazat e kapura në mishin e tij, dy në secilën anë të fundshpinës.

Video komentohej me mesazhin: “Ky ekstremist i Shën Petersburg dëshironte të ndjente të gjithë rangun e plotë të dhimbjes njerëzore”.

Video vjen një ditë pas asaj të një parashutisti në Rusi, që mbeti i varur nga helikopteri pas bllokimit të parashutë së tij.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA