Gjendet e vdekur në shtëpi modelja e ‘sambas’ që kërcente e zhveshur në karnivalin e Rio (fotot)

17/03/2021 22:12

Një kërcimtare braziliane e sambas që shkaktoi debat pasi kërceu e zhveshur në rrugët e Rio de Janeiro, është gjetur tragjikisht e vdekur në shtëpinë e saj me plagë në kokë.

38 vjeçarja Tuane Rocha, u gjet pa jetë në vaskën e shtëpisë së saj në zonën Jacarepagua, në Rio.

Mediat vendase thonin se nëna e një fëmije u gjet mbrëmjen e djeshme, por nuk shpjegonin se si ishte lënduar apo kush e kishte zbuluar.

Shkolla e kërcimit samba Sao Clemente, të cilën ajo ndiqte, i bënte homazh modeles në rrjetet sociale.

Presidenti Renato Almeida Gomes e përshkruante vajzën si “shumë të veçantë” dhe si një nga kërcimtaret më me influencë.

Tuane ishte një nga fytyrat më të njohura të karnivalit të përvitshëm në Rio.

Ajo mbahet mend për performacën në 2016 ku në trupin e saj kishte shkruar sloganin: “Në fillim kam vënë largues insektesh, pastaj makiazhin e më pas bojën.”

Besimtarja e devotshme katolike ishte kritikuar nga Kisha për performancën e saj në karnival vetëm me të mbathura të vogla. Por ajo ishte përgjigjur se vendimin për të performuar e kishte marrë pas një bisede të gjatë me pastorin dhe një reflektimi të thellë.

Katolikja që performonte në karnivalin e Rios prej dy dekadash, shtonte: “Të gjithë ata me të cilët kam folur në kishë ishin dakord se është një punë profesionale dhe mbështetën vendimin për të performuar.

Tuane ka lindur vajzën e saj në moshën 13 vjeçare dhe besohet se nisi të performonte në karneval për të mbajtur fëmijën e saj.

Mikesha Nilce Fran postonte një foto të saj me mesazhin: “Sot është një ditë e trishtë për botën e sambas. Tuane Rocha, një nga artistet më të kompletuara të zhanrit, është ndarë nga ne.”

Një tjetër dashamires u përgjigj: “Është e vështirë për ta besuar. Zoti të ngushëllojë zemrat e familjes e miqve të saj”.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA