Fier/ Procesi i vaksinimit të mësuesve me AstraZeneca, pjesa më e madhe kanë refuzuar të bëjnë vaksinën anti Covid

17/03/2021 11:09
Ilustruese

Vaksinimi i mësuesve për Bashkinë Fier ka nisur ditën e sotme. Pritet që të vaksinohen rreth 1200 mësues me AstraZeneca.

Tre qendra vaksinimi janë përgatitur për shkollat e qytetit, ku do të vaksinohen 603 mësues. Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në procesin e vaksinimit në palestrën e shkollës 9-vjeçare Andon Xoxa.

Dy qendrat e tjera të vaksinimit do të jenë në ambientet e shkollave “Jakov Xoxa” dhe “Petro Sota”. Mësuesve u janë shpërndarë formularët dhe secili është i lirë që të vendosë nëse do ta bëjë vaksinën apo jo.

Janë 1900 doza për mësuesit e Fierit, Patosit, Roskovecit e Mallakastrës ndërsa pjesë e këtij procesi janë edhe edukatorët e kopshteve dhe çerdheve.

E para është vaksinuar drejtoresha e gjimnazit Perikli Ikonomi. Pjesa më e madhe e mësuesve për arsye nga më të ndryshmet kanë refuzuar të bëjnë vaksinën.

Ditën e djeshme, u mbyll faza e 2 e vaksinimit për mjekët dhe pensionistët të cilët u pajisën edhe me pasaportën e Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA