“Po pres radhën”, Mjeku shqiptar në Londër: Janë vaksinuar 11 milionë qytetarë në Britani

16/03/2021 21:53

Mjeku shqiptar, Adrian Fandi në një lidhje me skype në emisionin Open tha se po pret që të vaksinohet me Astrazeneca.

Ai theksoi se në Britani të Madhe janë vaksinuar 11 milionë me Astrazeneca dhe 14 milionë me Pfizer dhe deri tani nuk është raportuar asnjë rast me emboli pulmonare pas vaksinimit.

“Kam kaluar covid në prill, po bëj një vit që e kam kaluar. Unë po pres radhën time dhe sot më ka ardhur njoftimi. Do të marr Astrazenecën, në mes të kësaj polemike. Si pacient e kam kaluar, e kam kaluar shumë keq dhe kam mbijetuar. Si mjek shikoj efikasitetin e kësaj vaksine. 11 milionë me Astrazeneca janë vaksinuar në Britani të Madhe,14 milionë me pfizer. Gjatë gjithë kohës si mjek kam parë që ka shumë raste me emboli pulmonare. Mbase nuk kanë ardhur nuk janë paraqitur. Por që janë paraqitur pas vaksinimit nuk ka raste. Numrat janë aq të vogla. Është bërë një bumerang. Po marr rastin e Italisë, përpara se ta dinin mjekët e morën vesh gazetarët. Vendosën ta pezullonin sepse opinioni publik është i fryrë nga mediat, qeveria nuk mundi ta përballonte dhe e pezulloi. Në Angli media nuk po bën zhurmë dhe po bëhet puna”, tha mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA