Plani i Johnson për Britaninë/ Strategji prej superfuqie dhe kufij të rinj

16/03/2021 20:30

Kryeministri britanik do të prezantojë planet për fokusin e ri të politikës së jashtme, pas daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

 Ai planifikon të udhëtojë drejt Indisë muajin e ardhshëm, për të parën vizitë ndërkombëtare që nga fundi i periudhës së tranzicionit të Brexitit, duke sinjalizuar qëllimet e qeverisë së tij për të zhvendosur fokusin e politikës së jashtme të vendit drejt Indisë dhe Paqësorit. Si pjesë e kësaj politike, Britania po aplikon për statusin e partnerit në organizatën e vendeve të zisë juglindore. Edhe luftanija e marinës mbretërore, HMS Queen Elizabeth do të dërgohet në rajon më vonë këtë vit, për të parin dislokim operacional të saj.

Në një artikull për the Times, para publikimit të strategjisë së re, Johnson tha se objektivi i Britanisë Globale nuk është ai i kapardisjes ose diktimit të sjelljeve në skenën botërore. Kryeministri tha se rekordi i shpenzimeve në mbrojtje dhe shkencë do ti mundësonte Britanisë të angazhohej dhe të ndihmonte pjesën tjetër të botës.

The Times raporton ndërkohë se ka një kopje të raportit, para publikimit, dhe në të nënvizohet se Kina është kërcënimi më i madh me të cilin Britania e Madhe përballet. Ajo po ashtu raporton se qeveria britanike do të paralajmërojë se grupet terroriste mund të ndërmarrin një sulm me një bombë të pisët para 2030-ës. Ndërkohë, theksohet se Britania do të rrisë arsenalin e armëve të saj bërthamore dhe kjo ka zemëruar aktivistët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA