Bullgaria pezulloi përkohësisht aplikimin e vaksinës së zhvilluar nga Universiteti Oxford me kompaninë AstraZeneca e cila përdoret më shumë në fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Kryeministri bullgar, Boyko Borisov në një deklaratë në seancën e punës së qeverisë tha se kanë marrë në konsideratë shqetësimet shoqërore lidhur me efektet anësore të vaksinës AstraZeneca. “Duke vlerësuar dyshimet për sigurinë e kësaj vaksine lidhur me të gjitha komplikimet e mundshme, kam dhënë udhëzim për pezullimin e aplikimi të saj”, tha Borisov.
Ai theksoi se do të pezullohet aplikimi i kësaj vaksine deri “në miratimin me shkrim, të qartë dhe të hapur për sigurinë e vaksinës AstraZeneca” nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Autoritetet bullgare kanë pretenduar se 30 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca të aplikuara deri më sot në vend nuk janë të dëmshme.
Numri i rasteve në 24 orët e fundit në vend arriti në 3.121
Në vendin me një popullsi prej 6.9 milionë banorë tërheq vëmendjen se numri i qytetarëve të vaksinuar është vetëm 324.446. Në vend përdoren vetëm vaksinat e miratuara nga Bashkimi Evropian (BE). Gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve është rritur në 3.121 ndërsa kanë humbur jetën 95 persona nga virusi. Po ashtu vazhdojnë trajtimin në spitale 6.604 persona, 502 prej të cilëve ndodhen në kujdesin intensiv.
Në vendin ku pandemia vazhdon në fazën e tretë, tryeza e krizës kundër COVID-19 e formuar nga qeveria i ka lënë pushtetit lokal ecurinë e masave të cilat u liruan pothuajse plotësisht më parë. Në qytetet si Sofje, Burgas dhe Shumen ku vërehet rritja më e madhe në numrin e të prekurve nga COVID-19, ishte rekomanduar përdorimi i maskës./AA
Top Channel