Tajlanda e shtyu shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të raporteve se shkakton mpiksje të gjakut – ndonëse nuk ka prova për këtë.
Kryeministri i këtij vendi, Prayut Chan-o-cha, planifikoi të nisë përdorimin e kësaj vaksine sot, por kjo u anulua.
“Edhe pse cilësia e AstraZenecas është e mirë, disa vende kanë kërkuar shtyrjen”, tha një këshilltar i Qeverisë tajlandeze.
Disa vende në Evropë, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, e pezulluan po ashtu përdorimin e AstraZeneca-s.
Rreth 5 milionë evropianë, në anën tjetër, e kanë marrë atë.
Nga kjo shifër, rreth 30 raste kanë raportuar mpiksje të gjakut.
Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë këtë javë se nuk ka indikacione që tregojnë se vaksina shkakton mpiksje të gjakut.
Sipas kësaj agjencie, “përfitimet nga vaksina vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet e saj”.
AstraZeneca ka thënë se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike.
Top Channel