Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar për sherrin e ndodhur te FRD ku personazhi kryesor në ngjarje ishte presidenti Meta në përplasjen e fortë me policët bashkiakë.
Veliaj për News 24 tha se FRD nuk ka respektuar ligjin dhe se 10 ditë më parë bashkia u ka çuar shkresë në lidhje me lirimin e zyrave.
“I kemi çuar shkresa partive që të dalin, partitë e tjera e kanë respektuar vendimin, ndërsa FRD bën të fortin e lagjes sot bashkë me Metën , me shkresa që nuk i kuptojnë. Qëllimi im është të ruaj të gjitha asetet e bashkisë, dhe përderisa partitë e tjera e kanë respektuar lligjin edhe kjo parti do ta bëjë.
Ajo zyrë është në pronësi të bashkisë në Tiranë, kemi të bëjmë me një rast degradimi i të rëndë të Presidentit. Shkresa i është dërguar 10 ditë më parë zyrës dhe sot skadonte afati”, tha Veliaj.
Top Channel