Khamenei: SHBA mbështet autoritetet saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e Khashoggit

12/03/2021 03:26

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja mbështet autoritetet e Arabisë Saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Khamenei foli për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Ai reagoi ndaj qëndrimit mbrojtës të SHBA-së ndaj Arabisë Saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e kolumnistit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi.

“SHBA mbështet autoritetet saudite të cilët kanë copëtuar kundërshtimin e tyre, ndërsa nga ana tjetër, pretendon se është luftëtare e të drejtave të njeriut”, tha Khamenei. Ai përsëriti pretendimet se organizata terroriste DEASH u formua nga SHBA-ja, duke shtuar se amerikanët pranuan personalisht se kjo është e vërtetë.

“SHBA ka krijuar baza ushtarake në rajon me pretekstin e pranisë së DEASH-it. Ata i ofruan DEASH-it mbështetje mediatike dhe financiare. Ata përgatitën terrenin për t’ua bërë më të lehtë shitjen e naftës siriane dhe tani ata pretendojnë se po luftojnë kundër DEASH-it”, tha Khamenei.

Lideri suprem iranian thekson se SHBA-ja duhet të tërheqë forcat e saj nga Siria dhe Iraku, duke vënë në dukje se si vullneti i popullit ashtu edhe ligjet irakiane kërkojnë tërheqje. Khamenei shtoi se prania e Iranit në Siri dhe Irak pasqyrohet në ofrimin e konsultimeve./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA