LIVE/ Bojkot në disa universitete, studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën LSI me në krye Monika Kryemadhin ka dorëzuar listat në KQZ ditën e sotme.
Monika Kryemadhi kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. E dyta në listën e kandidatëve në Fier është Kejdi Mehmetaj.
Erisa Xhixho është e dyta në listën e qarkut Tiranë, pasohet nga Petrit Vasili, i cili është i treti në listën e kandidatëve në Tiranë, ndërsa Klajda Gjosha e katërta në Tiranë.
Ardit Cela kryeson listën e kandidatëve në qarkun e Beratit. Hajri Laçit i është besuar qarku i Dibrës.
Elona Guri kryeson listën në qarkun e Durrësit.
Endrit Braimllari kryeson listën e kandidatëve në Korçë
Erblin Bulica kryeson listën e LSI në qarkun e Kukësit. Viktor Tushaj kryeson listën në qarkun e Lezhës. Agron Cela kryeson listën në qarkun e Shkodrës, Luan Rama në Vlorë, kurse Vangjel Tavo në Gjirokastër.
Bazuar në listat e publikuara, LSI vjen në zgjedhjet e 25 prillit me lista të paplota.
Për partitë politike në vend, dita e sotme është afat i fundit që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.
Afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00. Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.
Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit. Ndërkaq dje ambasadorja amerikane, Yuri Kim bëri paralajmërimin e fundit për partitë politike, ku u kujton që kandidatët duhet të jenë të pastër, ndërsa tha se shqetësimi më i madh i votuesve shqiptarë janë korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria.
Top Channel