Protestuesit shkatërrojnë sërish “sheshin e dialogut”, hedhin karriget e vëna nga kryeministri Rama

21/10/2026 11:27

Pedagodët dhe studentët kanë marshuar nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, ku ashtu si dje, kanë hedhur karriget e vëna nga Rama për dialog.

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka tentuar t’i ndalojë, duke u bërë thirrje të mos bien pre e kurthit të  kryeministrit Rama.

Para se t’i hidhnin, disa protestues vunë mbi karrige disa sende personale bashkë me një shishe birrë, duke u shprehur se janë për Ramën.

Protestuesit vijojnë qëndrimin para kryeministrisë, teksa kanë bërë me dije se bojkoti dhe protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e Ramës.

Top Channel