“Shqipëria, e ardhmja jonë”/ Publikohet slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit

08/03/2021 20:04

Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë “Shqipëria, e ardhmja jonë”!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot emrat që do të kryesojnë skuadrën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama u shpreh se këtë herë e ka ndryshuar skemën dhe vendet e para do t’i lihen të rinjve, grave dhe vajzave. Vihet re se të gjitha janë femra dhe vetëm në dy qarqe, listat udhëhiqen nga Erion Braçe dhe Lavdrim Krashi.

Sa i përket listës së Tiranës, u shpreh se nuk i ndan dot Najada Çomon dhe Luljeta Bozon, për të cilat thotë se kanë arritur t’i përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie.

Vendi i parë në Listën e Shkodrës: Edona Bilali

Vendi i parë në Listën e Vlorës: Pranvera Sulaj

Vendi i parë në Listën e Kukësit: Greta Duraku

Vendi i parë në Listën e Korçës: Eni Zake

Vendi i parë në Listën e Dibrës: Lavdrim Krashi

Vendi i parë në Listën e Berat: Hatixhe Konomi

Vendet e para në Listën e Tiranës: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo

Vendi i parë në Listën e Fierit: Erion Braçe

Vendi i parë në Listën e Elbasanit: Evis Kushi

Vendi i parë në Listën e Gjirokastrës: Mirela Kumbaro

Vendi i parë në Listën e Lezhës: Lindita Nikolla

Vendi i parë në Listën e Durrësit: Milva Ekonomi

Partia Socialiste synon 88 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi objektivat në çdo qark, deklaroi se Partia Socialiste ka si synim bazë 78 mandate dhe maksimal 88 mandate.

Po ashtu, nga selia e PS-së, Rama theksoi se fuqia dhe pika e fortë e socialistëve është vetëndryshimi dhe rrëfeu si janë përzgjedhur emrat e kandidatëve për deputetë.

Për kryeministrin arma sekrete që do ti japë PS objektivin maksimal të 88 mandateve është se ata janë shumë më të përgatitur se kundërshtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA