Skandal në Greqi/ Policia dhunon qytetarët. Nisin menjëherë protestat, forcat e rendit goditen me gurë

07/03/2021 19:58

Një video në të cilën dallohen policë të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke, ka bërë xhiron e rrjetit.

Në videon e xhiruar mesditën e së dielës, duket qartë se një patrullë e policisë fillimisht ndalon një banor të zonës në lagjien Nea Zmirni të Athinës,dhe në vazhdim dhunon pa asnjë shkak një tjetër qytetar.

Dhuna policore ndodh në mes të sheshit qendror të lagjies, në momentin që në këtë shesh ndodheshin dhjetëra banorë të kryeqytetit që kishin dalë për të bërë shëtitjen e tyre,brenda fashës dhe kushteve të kufizimit të lëvizjeve  të diktuara nga qeveria helene si masë parandaluese për covid.

Me mbërritjen e patrullës në zonë, banorët reaguan duke kërkuar prej agjentëve të mos i bezdisnin pasi donin vetëm të qëndronin pak çaste në shesh, por reagimi i policisë ishte ekstrem, duke dhunuar pa shkak banorët e zonës,u shprehën disa dëshmitarë.

Në pamje duket qartë akti i dhunshëm i policisë ndaj një qytetari, i cili pyet policët përse po e godasin, ndërsa më vonë tenton të shpëtojë nga duart e tyre në dhimbje të mëdha.

Ngjarja shkaktoi reagim të menjëhershëm të qytetarëve, të cilët në vazhdim u grumbulluan dhe sulmuan me gurë forcat e rendit.

Zona e Nea Zmirnit u ndez për disa orë nga protestat spontane të banorëve. Prej protestave u ndaluan 29 persona,ndërsa banorët e zonës kanë bërë thirrje për protesta gjatë ditëve në vazhdim.

Mbas publikimit të videos, drejtoria e policisë së Atikës njoftoi se do të hapë një hetim të brendshëm lidhur me rastin,por deri tani asnjë polic i implikuar në raste dhune ndaj qytetarëve, nuk është penalizuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA