Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë menjëherë hetimet rreth dyshimeve për falsifikim të votave brenda Qendrës për Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Reagimi i DnV-së vjen pas publikimit të disa materialeve nga një media lokale në Kosovë, në të cilën – sipas këtij koalicioni – tre persona dyshohet se diskutojnë lidhur me falsifikimin e votave të kandidatëve subjekteve politike në QNR. Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre materialeve.
“Audio dhe regjistrimet video tregojnë se si numëruesi i votave jep çmimin për ndryshimin e votave brenda kandidatëve të listës së një subjekti politik. I dyshuari po ashtu tregon se sa para kishte marrë ai dhe dy persona të tjerë brenda QNR-së për të ndryshuar votat e një kandidateje për deputete të Kuvendit të Kosovës, që ajo të bëhej pjesë e legjislaturës së VIII”, thuhet ne reagimin reagimin e këtij koalicioni në Facebook.
Demokracia në Veprim u ka bërë thirrje edhe deputetëve, që mund te kenë dyshime për falsifikim të rezultatit, që përveç ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të bashkëpunojnë dhe me organet shtetërore të drejtësisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli në 4 mars rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, i cili tregonte se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 vende në legjislaturën e re. Partia Demokratike e Kosovës është larg saj me 19 vende e pasuar nga LDK-ja me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me tetë deputetë. 208 ankesa janë dërguar deri tani që prej shpalljes së rezultatit përfundimtar.
Top Channel