“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Lipjan ka caktuar një muaj paraburgim për prindërit e pesë vjeçarit që gjatë se martës u pranua në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore.
Prindërit A.K. dhe V.P. dyshohen për veprat penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.
I mituri u shtrua dje në spitalin e Prishtinës, ndërsa dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit.
Top Channel