“S’janë studentë”/ Rama lexon me emra të arrestuarit e dhunës në protestë: Me precedentë të rëndë kriminalë, nga vrasjet, te trafiku i drogës e dhuna në familje
23/10 15:12
Aktori legjendar i Hollywood, Chuck Norris, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur familja e tij në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
Sipas familjes, vdekja e tij ka qenë e papritur dhe ai ishte “rrethuar nga familja dhe njerëz të dashur”, duke shtuar se vdiq në paqe.
“Për botën, ai ishte një yll i arteve marciale, aktor dhe simbol i forcës. Për ne, ai ishte bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm dhe zemra e familjes sonë,” thuhet në deklaratë.
Familja nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes, duke kërkuar privatësi.
Top Channel