Rrufetë ndriçojnë frikshëm vullkanin Sinabung, me re gjigande hiri 5km të lartë (fotot)

06/03/2021 21:45

Disa imazhe të pabesueshme janë publikuar sot teksa rrufetë godisnin pranë malit të shpërthyer vullkanik të Sinabung në Indonezi.

Stuhia përgatitej frikshëm të shpërthente mbi vullkani, reja me hi e të cilit është ngritur deri në 5000 metra lartësi.

Rrufetë që godisin ndriconin qiellin në një ngjyrë të purpurt pluhuri.

Imazhet u morën disa ditë pas shpërthimit vullkanik në Karo, në veri të Sumatra.

Rezidentët shiheshin që largoheshin nga zona sipas rekomandimit në rreze prej pesë kilometra, ndërsa të tjerë shinin të magjepsur renë gjigande të hirit qe thyhej nga vetetimat.

Roy Bangun, 41 vjeç, tha: “Rezidentët janë të trembur, shumë po qëndrojnë brenda shtëpive për t’iu shmangur hirit të trashë vullkanik.”

Zyrtari monitorues Muhammad Nurul Asrori, në Sinabung, tha se reja e hirit ishte më e madhja që kishte parë prej 2010.

“Kupola e llavës mund të shpërthejë në çdo moment, duke shkaktuar një ortek resh të përvëluara,” tha ai.

FOTO GALERI
2/16
Reja e hirit ka arritur 5000 metra lartesi

Top Channel