45 mijë maqedonas me pasaporta bullgare ‘jetojnë’ në një shtëpi në Bullgari

05/03/2021 11:38

45 mijë maqedonas me pasaporta bullgare “jetojnë” në një shtëpi në Sofje. Kryebashkiaku i rrethit Sredec të Bullgarisë ka regjistruar më shumë se 45 mijë shtetas të huaj, të cilit ishin gjithashtu në listat e votuesve të vendit për zgjedhjet e ardhshme sepse ata kanë nënshtetësinë bullgare.

Rasti u zbulua nga agjencia bullgare BGNES, e cila raporton se lista e votuesve të rajonit më të populluar në Bullgari ka 1.000 faqe dhe 45.752 emra, shumica maqedonas.

Të gjithë ata të huaj janë të regjistruar në të njëjtën adresë: “rruga Lege nr.6  në Sofje, ku ndodhet administrata e zonës “Sredec”.

Sipas tij, ditët e fundit numri i këtyre njerëzve ka arritur në mbi 82 mijë. Ai thotë se shpesh sheh njerëz që vijnë për disa shërbime administrative, por fletët e votimit do të mbesin të papërdorura.

Shumica e njerëzve në listë kanë mbiemra maqedonas që morën shtetësinë bullgare në bazë të origjinës së provuar bullgare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA