Grenell sulmon sërish Kurtin: Do t’i dalë kundër Bidenit, ç’ka thënë për Izraelin 

04/03/2021 11:19

Ish i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi e ka sulmuar sërish Albin Kurtin duke shkruar në Twitter se kreu i Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate, e do të jetë kundër presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është vërtet kundër Amerikës”, thuhet në mesazhin e Grenell.

Një ditë më parë, ish-zyrtari amerikan e cilësonte Kurtin një majtist anti-amerikan, e madje e ka ftuar administratën Biden që ta ndalojë liderin e VV. Në shenjestrën e Grenellit, Kurti ka përfunduar edhe për çështjen e Izraelit. “Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar njeriu i besuar i Trump-it, ndërsa postoi dhe një pjesë të një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje për Izraelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA