Takimi më Jasminën. Andi: Unë tani jam vetëm për ty. Të bëhet çfarë të bëhet

02/03/2021 18:59

Andi në takimin me Jasminën pas debateve që kanë patur për takimin e tij me Sarën, tha se momentalisht ai është i fokusuar vetëm tek ajo.

Por nuk mund të linte pa përmendur afrimitetin e saj me Erlindin: Është në rregull të kesh xhelozi. Përderisa ia ke dhënë atë afrimitit me u shkarravit për toke, s’ka faj Erlindi, je shumë posesive. Mos i bëj gjërat me qëllim se më ftohin këto gjëra.

Unë tani dua të fokusohem te ty, momentalisht s’kam për të pranuar asnjë takim tjetër.

Andi në studio: Ta provoj se si është me qenë pak më i vendosur.

Erlind: Ti po i vë kushte, që të ketë frikë kur të dalë me të tjerët.

Andi: Mund të ndodhë që në një puntatë tetër, mund të bëjë një diçka që s’më pëlqen e hedh deklaratën time poshtë.

Arjani: Andi ke rënë në djallëzinë e Jasminës. Ajo është e akullt, që nuk jep asnjë shprehje, por bën veprime që të çorienton.

Jasmina: kjo deklaratë më jep më shumë siguri por të shohim.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA