Një qytatar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e një krimi dhe ka fshehur armën.
Sipas policisë, i dyshuari ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi me iniciale S.T. ka plagosur shtetasin me iniciale P.Ll.
Policia njofton se 47-vjeçarit me iniciale A.K i është sekuestruar arma e zjarrit, që ka përdorur S.T. dhe disa fishekë.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel