Turizëm “me gropa”/ Rruga industriale në Pogradec pa investime
27/02/2021 12:22
Rruga e zonës industriale në Pogradec, fare pak larg qendrës së qytetit por krejt ndryshe nga ajo çfarë duket në pamje të parë në qytetin turistik.
Në vendet e amortizuara të asfaltit janë vendosur pllaka ndërsa trotuaret janë plot gropa dhe çarje.
Në të dy anët e rrugës degëzimet që të çojnë tek banesat apo bizneset e lagjes janë të mbytura nga balta edhe pse është një zonë jo pak e rëndësishme.
Prioritetet e investimeve dhe paratë nga bashkia janë shpenzuar vetëm për qendrën duke bërë që banorët e kësaj zone të mbeten jashtë vëmendjes.
Në qytetin liqenor që synon turizmin në 4 stinë hendeku mes infrastrukturës së qendrës dhe zonave rreth saj mbetet ende i madh.
Top Channel