Poker në transfertë për PSG për të harruar humbjen që i shkaktoi Monaco. Vendasit dorëzohen përballë kryeqytetasve duke pësuar humbjen e 8 në shtëpi ku nuk kanë asnjë fitore në 14 javë e 6 barazime. Ndërsa Paris SG arrin fitoren e 8 në transfertë për 26 pikë në total, 2 barazime dhe 3 humbje plotësojnë serinë e miqve.

Sfida u zhbllokua nga italiani Kean pas kombinimit me Diallo pas 6 minutash. Sulmuesi kishte shënuar edhe në fazën e parë në kryeqytet ndaj Dijon dhe tani rregjistron 11 gola në sezon. 13 minuta përpara pushimit një gjuajtje e Kehrer devijohet me dorë në zonë dhe 11 metërshi kthehet në gol nga Mbappe.

Autori i 17 golave në kampionat gjen të 2-in personal në minutën e 51-të pas një asisti nga Rafinha. I 4-ti ndaj Dijon dhe i 18-ti personal për liderin kryeqytetas. Për tu përmendur dy golat të tjerë, një për çdo pjesë por të anulluar për pozicion të parregullt, fillimisht në 35-ën Mbappe dhe në të 74-ën vetë gjermani.

Mirëpo 8 minuta nga fundi Draxler kroson dhe Danilo Pereira shënon, poker për miqtë dhe goli i 1-rë për portugezin me bluzën pariziene. Ndërkohë Marie luajti ndeshjen e 100-të për Dijon, ndërsa Celina vuri në provë Navas në 89-ën.

Top Channel