Zhduket gripi në SHBA/ Këtë vit asnjë rast në spitale

26/02/2021 12:36

Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të gripit, periudhë kur qendrat shëndetësore dhe spitalet mbushen plot me pacientë. Por jo këtë vit. Praktikisht në Shtetet e Bashkuara gripi është zhdukur. Të dhënat që vijnë janë në nivele shumë më të ulëta se çdo shifër e regjistruar ndër dekada.

Ekspertët thonë se masat e vendosura për të shmangur koronavirusin siç janë vendosja e maskave, distancimi fizik dhe mësimdhënia në distancë janë disa faktorë të rëndësishëm në parandalimin e një “twindemic”, ose një pandemie të dyfishtë. Ekspertët thonë se mund të ketë ndihmuar edhe nxitja që u bë për një vaksinim kundër gripit në masë sikurse ulja e numrit të personave që udhëtojnë.

Koronavirusi në thelb e ka “mundur” gripin e viruse të tjera që janë më të zakonshme në vjeshtë dhe dimër. Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht mekanizmin që qëndron pas kësaj. Por sipas tyre kjo është e njëjta gjë që ndodh me atë çka vihen re kur variante të caktuara të gripit mbizotërojnë mbi të tjerët.

Zyrtarët në qendrën amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thonë se në shkallë kombëtare ky është sezoni me numrin më të ulët të rasteve të gripit të regjistruara ndonjëherë. Ndërkohë që shumë spitale në vend raportojnë se këtë dimër ka pasur zero raste të dokumentuara të gripit.

Shifrat janë të habitshme duke marrë parasysh se gripi ka qenë prej kohësh kërcënimi më i madh në vend nga një sëmundje infektive. Në vitet e fundit regjistroheshin 600 mijë deri 800 mijë shtrime vjetore në spital si pasojë e gripit dhe 50 deri 60 mijë vdekje. Në të gjithë globin gripi ka qenë në nivele shumë të ulëta si psh në Kinë, Evropë etj. Ndërsa të pakta kanë qenë rastet në Afrikën e Jugut, Australi dhe vende të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA