Tajlanda synon “të ringjallë” turizmin/ Mirëpret turistët e vaksinuar ndaj Covid 19

26/02/2021 15:54

Autoritetet tajlandeze po përgatisin një plan për të lehtësuar kufizimet për udhëtarët e vaksinuar ndaj koronavirusit.

Industria e turizmit është ndër më të goditurat nga pamdemia, si pasojë e kufizimit të lëvizjes.

Masat për vizitorët mund të përfshijnë shkurtimin e karantinës së detyrueshme për të gjithë arritjet nga dy javë në tre ditë për ata të vaksinuar, ose heqjen plotësisht të izolimit, tha guvernatori i Autoritetit të Turizmit të Tailandës, Yuthasak Supasorn. “Ne duhet të jemi të shpejtë sepse duam të fillojmë të mirëpresim turistët në tremujorin e tretë”, tha ai.
Autoriteti i turizmit planifikon të fillojë shitjen e paketave turistike pas prillit. Ministria e turizmit ka kërkuar gjithashtu 100.000 doza të vaksinës Covid 19 për punëtorët e turizmit në pesë provinca: Chon Buri, Krabi, Phang Nga, Chiang Mai dhe Phuket.

Këto provinca nga muaji tjetër do të presin programe “karantine të zonës së hotelit” që ofrojnë 5.000 deri në 6.000 dhoma, ku vizitorët mund të lëvizin brenda mjediseve të hotelit në vend që të kufizohen në dhomat e tyre, sipas ministrit të turizmit Phiphat Ratchakitprakarn.

Këtë vit, ne presim rreth 5 milion vizitorë, por vitin e ardhshëm presim më shumë sepse vaksina do të ketë ndihmuar, ndoshta 15 milion vizitorë“, tha Phiphat për televizionit shtetëror.
Sipas tij synohet që shifrat të arrijnë në 30 milion turistë në vitin 2023 dhe të kthehen në nivelet e para pandemisë një vit më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA