Imazhe mahnitëse të Londrës së 1890, kur Britania ishte superfuqi globale dhe sunduese e deteve (fotot)

26/02/2021 16:02

Qendra e Lodrës ka qenë gjithmonë e famshme për rrjedhën e pandalur të trafikut të makinave, autobuzëve e biçikletave, që ‘lundrojnë’ çdo ditë mes saj.

Tashmë disa imazhe të reja në bardhë e zi e ngjyra minimale, tregojnë se edhe në shekullin e 19-të kryqëzimet e saj ishin po aq të mbushura ma karroca e kuaj, si dhe burra e gra të veshur me elegancë, përkundër atyre që mund të shihen sot.

Fotot e epokës janë mes koleksionit të shfaqur në Librarinë e Kongresit të SHBA, dhe tregojnë Londrën e viteve 1880-të në të gjithë shkëlqimin e saj.

Në to shihen pikat kryesore që sot janë atraksionet turistike te kryeqytetit si Albert Monument, Westminster Abbey, Hyde Park, Tower of London dhe ura London Bridge.

Në atë kohë perandoria britanike shtrihej thuajse në të gjithë botën dhe mbretëresha Victoria ishte në vitet e fundit të sundimit para vdekjes në 1901.

FOTO GALERI
11/17
Avullore ne Tamiz ne 1890

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA