Një avion privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në vend dy pilotët dhe dy biznesmenët që ishin në bord
Përplasje kanë nisur mes politikanëve të vendeve të BE para diskutimeve për planin e të ashtuajturave “pasaporta të vaksinës” për lejimin e udhëtimit mes vendeve anëtare.
Greqia, Italia, Spanja e Portugalia janë mes vendeve anëtare në favor të planit të pasaportave të koronavirusit, ashtu si dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Presidenti francez Emmanuel Macron është vënë nën kritika në vend pasi i kërkoi kësaj jave këshillit të tij të mbrojtjes shëndetësore, të krijojnë mjete që do i lejojnë francezëve të jetojnë normalisht megjithë virusin.
Florian Philippot, kreu i lëvijzes euroskeptike franceze Les Patriotes, argumendonte se lejimi i pasaportave të koronavirusit do të “kontrollonte” popullatën.
Ai komentonte: “Kjo ide po triumfon, siç thotë Matignon për Pasaportat Shëndetësore! Dhe po t’i shtojmë kësaj kodet e nevojshme që do të duhen për të hyrë në një restorant, do të kemi një shoqëri zombi; kontroll, gjurmim, mbikqyrje. Duhet ta luftojmë këtë ferr deri në fund!”
Por megjithë skepticizmin e Philippot mbi pasaportat e vaksinave, vendet e BE pritet të implementojnë planin në rang kombëtar.
Kancelari gjerman Sebastian Kurz tha se ishte i përkushtuar për krijimin e “pasaportave të gjelbra” në Evropë.
Ai tha për të përditshmen Bild se do të preferonte më mirë një pasaportë dixhitale në telefon dhe shtonte se kjo ishte “një pjesë e rëndësishme” e vaksinimit.
Kurz tha: “Kushdo që është vaksinuar do të ketë liri të plotë. Por gjithashtu edhe për ata që sapo e kanë kaluar koronavirusin dhe janë imunë, ose për ata që e provojnë se janë negativë me anë të testit”.
“Kështu do të kishim lirinë e udhëtimit në Evropë për të punuar dhe për të shkuar me pushime, për të shijuar kulturën, sportet e të tjera. Unë personalisht jam optimist për verën. Mbulimi me vaksina në verë do të jetë i lartë”.
Kryeministri i Bavarisë në Gjermani, Markus Soder tha se është i hapur për “zgjidhje speciale ” për ata që vaksinohen.
Ai tha: “Në terma afatgjatë, nuk mund të ndodhë që nëse një numër i madh njerëzit vaksinohen, ata të vuajnë kufizimet për shkak të atyre që nuk janë vaksinuar.” /Express.co.uk/
Top Channel