Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të dhënat e sondazhit të realizuar në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet e 25 prillit.
Marchese u shpreh se IPSOS ka punuar për të gjithë partitë në Shqipëri, por nuk ka nevojë që të marrë klientë nga partitë politike pasi më të mëdhenjtë i përfiton nga marketing.
Gjekmarkaj: Më duket se është i përfshirë emocionalisht në sondazh dhe dukshëm është në anën e PS dhe nga pikëpamje profesionale mund të jetë çedim.
Marchese: Kam punuar në dhjetëra vende për parti dhe qeveri të çdo tendence. Në Francë bën sondazhe për mediat, por punon edhe për parti. Falë zotit, IPSOS ka avantazh, nuk kemi nevojë për klientë sepse më të mëdhenjtë i marrim nga marketing jo nga partitë politike. Në SHBA, shoqëritë që bëjnë sondazhet janë të orientuar, por jo kompanitë europiane.
Abilekaj: Me 20 vjet punë në Shqipëri, keni punuar ndonjë për PS?
Marchese: Kur punohet për klientë, të cilët janë privatë, të cilët nuk botojnë rezultatet dhe e bëjnë për të parë vetë ata sip o shkojnë gjërat, nuk deklarohet se ku punojmë, por vetëm në kërkimet e botuara mund të themi se kush paguan, në këtë rast media deklarohet. Klientët privatë nuk shfaqen publikisht.
Mund të them që në Shqipëri, IPSOS ka punuar për të gjitha partitë.
Për të sqaruar të dhënat e sondazhit, Marchese mori rastin e Ferrarit dhe Mercedesit duke thënë: “Këto të dhëna prognoza nuk duhet të interpretohen si një qëllim votuese e shqiptarëve. Të gjithë italianët mendojnë se Ferrari është më e mira, por nuk do të thotë se Mercedesi fiton.
Fakti që mendojnë se fiton Mercedesi dhe Ferrari është më e mira, mund të jetë një mobilizim për Ferrarin. Kjo është një mënyrë për efektin e mobilizimit.”
Top Channel