Dita ndërkombëtare e gjuhës/ Vendi që zë gjuha shqipe në listën e gjuhëve të vjetra

25/02/2021 20:04

Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës. Po cilat janë sfidat me të cilat përballet gjuha jonë e vogël, por e lashtë.

Cilat janë duetet e saj më të rëndësishme me gjuhët ndërkombëtare. Të gjitha këto u diskutuan nga studiues dhe gjuhëtarë në konferencën me temë, Presionet e Gjuhës.

Është i njohur dhe i pranuar fakti që shqipja është një gjuhë e vjetër. E madhe dhe e veçantë. Mjaftojnë këto karakteristika që ajo të përfitojë një vend nderi në klasifikimin botëror të gjuhëve.

 “Në aspektin e gjuhës do të thoja që ja vlen të ridimensionojmë edhe njëherë raportin e standardit me këtë formë të re, që po pësojnë dialektet. Qasjet duhet ti bëjmë duke forcuar mekanizmin e shtetit për të investuar më shumë në çështje të gjuhës”, tha Shezai Rrokaj.

Qasjet ndaj gjuhëve janë shumë të lidhura me demokratizimin e një shoqërie.

Në gjuhën është e mishëruar brez pas brezi përvoja e një populli. Kultura, historia e kështu me radhë”, tha ai.

Gjuha amtare ndryshe nga ligjet e tjera që mbrojnë qenien njerëzore është një e drejtë natyrore.

Pa gjuhën ne nuk do ta kuptonim qenien njerëzore.

 “Ajo është pasqyrimi më i qartë i kombësisë, do të shprehej Eqerem Çabej”, tha Alda Bardhyli.

Dita Ndërkombëtar e Gjuhës Amtare u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999.  Ajo shpalli ndërkombëtarisht mbrojtjen e gjuhëve amtare si një pasuri e vyer e popujve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA