Zbulohen vizatime 17300 vjeçare të kangurëve (Fotot)

23/02/2021 14:07

Në një strehë shkëmbore në pjesën perëndimore të Australisë u gjetën figura që mendohet të jenë vizatuar rreth 17 300 vite më parë.

Sipas BBC kjo pikturë e gjetur në rajonin Kimberley, të njohur për pikturat aborigjene, daton 17 300 vite më parë. Gjithashtu thuhet se piktura e kangurit 2 metra ishte pikturuar në okër të kuqe

Studiuesi Sven Ouzman tha se duke krahasuar pikturën e kangurit me pikturat shkëmbore të 40 mijë viteve më parë në ishujt e Azisë Juglindore mund të dallojmë një lidhje kulturore midis këtyre rajoneve.

Mendohet se ky vizatim është vizatimi më i vjetër i zbuluar deri tani në Australi ndërkohë që piktura më e vjetër e njohur e kafshëve në botë, mendohet të jetë vizatuar 45 500 vjet më parë në një shpellë në ishullin Sulawesi, në Indonezi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA