Takime me shkencëtar izraelit për vaksinën? Si përgjigjet Rama: Do habiteni po t’ju tregoj kontaktet

23/02/2021 11:56

I pyetur nga gazetarët lidhur me sigurimin e vaksinave, kryeministri Edi Rama ka thënë se ka kontaktuar me qeveri brenda dhe jashtë Evropës.

Ndërkohë për sa i përket Izraelit që ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë, dhe një koordinimi të mundshëm me qeverinë atje për të siguruar vaksinën, Rama ka hezituar të përgjigjet duke thënë se nuk ka koment.

Rama: Sikur t’ju tregojë nr e kontakteve me qeveritë do habiteni se deri ku ka vajtur përpjekja në aspektin gjeografik por nuk do të bëjë asnjë koment se e kam thënë disa herë. Kjo është një luftë e madhe prapa kuintave dhe nuk është mirë të prishim punë”

Top Channel