Grupi rebel ruandas Hutu mohoi përfshirjen në vrasjen e ambasadorit italian në Republikën Demokratike të Kongos.
Luca Attanasio, 43 vjeç, vdiq pasi autokolona e OKB-së me të cilën ai udhëtonte u sulmua. Raportet në mediat treguan se ambasadori dhe një karabiner ishin marrë nga rebelet e ishin ekzekutuar në pyll. Por këta të fundit ngrenë supet duke thënë se nuk kanë aspak gisht në këtë ngjarje. Zyrtarët vendas fajësuan Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR) për ngjarjen.
Por një zëdhënës i grupit u shpreh se në rajon operojnë më shumë se 100 milici dhe nuk e kuptonte përse gishti i fajit është kthyer drejt tyre. “Ne nuk kishim asnjë rol në atë atentat të neveritshëm,” tha Cure Ngoma. Bashkë me ambasadorin u vra dhe një karabinier si dhe shoferi i mjetit. Sipas zyrtarëve të Republikës Demokratike të Kongos, sulmi besohet të ketë qenë një tentativë për rrëmbim. Ende nuk është bërë e qartë sesi I identifikoi sulmuesit Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos.
Top Channel