Lulzim Basha duket se e ka hedhur pas krahëve historinë e deputetëve të cilët zëvendësuan mandatet e demokratëve ne Parlament dhe u etiketuan prej ti si “tradhtarë”.
Një ditë më parë në selinë blu është parë të ngjisë shkallët e selisë Artur Roshi kreu i Ballit Kombëtar Demokrat. i kontaktuar nga Top Channel Artur Roshi konfirmoi se prej ditësh është në negociata me kryetarin demokrat Lulzim Basha për tu përfshirë ne listën e Partisë Demokratike në Vlorë.
I pyetur se nëse i ka harruar etiketimet e opozitës jashtëparlamentare si deputet “tradhtarë” Roshi tha se –“ ato ishin mendime te përgjithshme dhe jo ndaj një personi të caktuar nuk do te thotë se ishin adresuar per mua”. Por, si u shkrinë akujt dhe u ndryshuan qëndrimet mes dy krerëve të partive “Negociatat kanë nisur më herët.
Kam qenë konseguent si brenda dhe jashtë Parlamentit me qëndrimet e mia. Në zgjedhjet lokale unë mbajtja të njëjtin qëndrim si opozita jashtëparlamentare dhe nuk u regjistrova”, shprehet Roshi për Top Channel. Një ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të regjistrimit te koalicioneve ne KQZ, Roshi është në pritje të një përgjigje nga ana e kryedemokratit për një vend të sigurt të listën e Vlorës.
Në 2019 kur opzita vendosi të djegë mandatet, Artur Roshi pranoi të zëvendësojë deputeten demokrate Albana Vokshi dhe te ulej në Parlament, ndërsa bashke me deputete të tjerë u sulmuan nga opozita jashtëparlamentare se dolën kundër vendimit për të djegur mandatet.
Top Channel