Një burrë nga Kansasi i cili kaloi 12 vjet prapa hekurave pasi u dënua padrejtësisht për vrasje ka vdekur nga kanceri vetëm 108 ditë pasi u shfajësua dhe u la i lirë.
Olin ‘Pete’ Coones Jr, 64 vjeç, ndërroi jete në Kansas City për shkak të kancerit. Sëmundja siç thanë avokatët e tij nga Projekti i Pafajësisë Midwest, nuk ishte diagnostikuar dhe kishte mbetur e patrajtuar gjatë kohës që ai ishte në burg. “Në këtë moshë, ai hyri përsëri në botën e lirë me një trup të thyer”, u shprehën juristët.
“E lanë të takohej me të afërmit vetëm 3 muaj e gjysmë përpara se të vdiste. Kishte vite që lutej për këtë ditë. Pete e donte shumë familjen e tij ”, shtuan ata. Coones ishte dënuar me burgim të përjetshëm në 2008 për vrasjen e një çifti, Kathleen and Carl Schroll. Ndonëse ai e pretendoi gjithmonë pafajësinë e tij, nuk e besuan, dhe vetëm tani vonë u mësua se atij i ishte ngritur kurth, dhe se prokurorët vetëm kishin fshehur prova të rëndësishme që do ta kishin shfajësuar që në fillim.
Top Channel