Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

Presidentja, po ashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA