Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme mes të 20 rajoneve të shtetit fqinj deri në 27 mars, ne mesin e frikës që kanë ngjallur variantet e reja të koronavirusit.
Autoritetet italiane po përpiqen të marrin masa për të frenuar përhapjen e mutacioneve, që konsiderohen shumë më infektuese se variant fillestar I koronavirusit.
Zyrtarët vendas thane se Ministria e Shëndetësisë do të rrisë përpjekjet për vaksinim, duke u kërkuar rajoneve që të përdorin të gjitha dozat që kanë, në vend që ti ruajnë për dozën e dytë.
Ndalimi i udhëtimeve brenda Italisë hyri në fuqi pak para Festës së Krishtlindjes dhe pritej të përfundonte në 25 shkurt, por zyrtarët druhen se lehtësimi i masave të izolimit mund të rezultojë me raste të reja të infektimit me variantin britanik të koronavirusit.
Një nga vendimet e para të kryeministrit Mario Draghi ishte kufizimi për të vizituar familjen dhe miqtë, duke thënë se nuk lejohen më shumë se dy persona te huaj ne një shtëpi.
Ndonëse numri i të prekurve me koronavirus nga rënë nga 40,000 në nëntor, në 15,000 tani, shkalla e infektimit dhe përqindja e testeve pozitive është rritur në disa rajone. Që prej shpërthimit të pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, ne Italia janë shënuar 95,718 viktima, shifra më e lartë kjo në Evropë pas Britanisë, dhe e shtata në listën botërore.
Top Channel