E nxori stuhia në breg/ Balena 17 metra e gjatë, “varroset” në plazh (FOTO)

22/02/2021 12:50

Punonjësit e autoritetit izraelit të parqeve dhe natyrës kanë varrosur balenën 17 metra të gjatë, që doli në breg në plazhin, nitzanim, afër qytetit Ashkelon.

Autoritetet përdorën një traktor dhe një ekskavator për të gërmuar një varr gjigant në plazhin me rërë.

Shfaqja e pazakontë e balenës Fin, gjitari i dytë më i madh në botë pas balenës blu, fillimisht mendohet se lidhej me ndotjen nga katrani. Por, autoriteti izraelit i parqeve dhe natyrës tha të premten se ekspertët kishin përcaktuar se shkalla e dekompozimit të balenës që u zbulua më 18 shkurt në Nitzanim, tregon se ajo kishte vdekur rreth dy javë më parë.

Balena doli në breg pas një stuhie në zonë dhe bëri që shumë izraelitë të tërhiqeshin nga kurioziteti dhe ti drejtoheshin plazhit për ta parë atë, madje duke mos kursyer as selfiet.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA